14.5 C
Tirana

Rama: Rritja e pagave, frut i punës së përbashkët të çdo shqiptari

Më datë:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, pagat e reja janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi gjithashtu se, pagat e reja janë frut i punës së përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje që kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

“Pagat e reja, falë të cilave, paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet, duke arritur majën historike të 900 eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se, “mbi të gjitha, pagat e reja janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”.

Rama solli edhe shembullin e mjekes pediatre Shahe Isufaj paga e së cilës, në maj 2023, shkon në 220,300 lekë.

Qeveria Shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe në sistemin e  pagave, me qëllim rritjen e mirëqenies për çdo qytetarë, si dhe vlerësimin e profesionistëve bazuar edhe në kontributin e tyre ndër vite. Reforma do të zbatohet me dy hapa për tu përmbyllur në harkun kohor të një viti. Paga mesatare në përfundim të implementimit të plotë të reformës së pagave, do të shkojë në 900 euro nga 530 euro që është sot.

Reforma e pagave nisi këtë prill me rritjen e pagave për mjekët, mësuesit dhe forcat e sigurisë, ku përfshihen Policia e Shtetit, ajo e burgjeve dhe zjarrfikësit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...