Rama: Qytete, plazhe dhe peizazhe më të pastra për të pritur turistët

Sezoni turistik këtë vit ofron mjedis më të pastër për vizitorët, falë punës së kryer prej muajsh tashmë për mbledhjen e mbeturinave të hedhura vend e pa vend dhe sistemimit të peizazheve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.

“Pylli i Sodës, Pylli i Semanit, Shiroka, Plazhi i Talës, Kalaja e Beratit, zonat e plazhit, qytetet e rrugët kryesore, peizazhet, janë më të pastra për ne dhe gati për të pritur turistët”, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, u angazhuan në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit.

Plani Kombëtar për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit. Ky plan ka për qëllim mbajtjen pastër të mjedisit urban, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pushuesve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi