6.5 C
Tirana

Rama: Porti në Porto Romano, kapitull i ri për Durrësin, ekonominë dhe sigurinë kombëtare

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por dhe në historinë e ekonomisë tonë kombëtare dhe në historinë e sigurisë tonë kombëtare.

Në fjalën e tij në hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Rama u shpreh se, “largimi i portit të Durrësit nga qendra e qytetit dhe vendosja e këtij këtu, tërësisht me një tipologji me karakteristika dhe përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por dhe në historinë e ekonomisë tonë kombëtare dhe në historinë e sigurisë tonë kombëtare”.

Për më tepër, shtoi Rama, “ky projekt ka një garanci shumë të madhe. Ka garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota, kompania, “Royal Haskoning”. Dhe është një kompani e krijuar në vitin 1881, nga dy xhentëlmenë holandezë, që kanë bashkuar mbiemrat  e tyre në emrin Haskoning dhe që në vitin 1981 ka mbushur 100 vjet dhe në 100 vjetorin e vetë ka marrë nga kurora mbretërore edhe titullin mbretëror Royal. Dhe “Royal Haskoning” ka sjellë për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrat më mbresëlënës të gjithë botës së inxhinierisë dhe teknologjisë detare që është Eriku”.

““Royal Haskoning” na ka shoqëruar në të gjithë këtë projekt dhe çka është më e rëndësishme për ne në këtë është që “Royal Haskoning” do ta shoqërojë projektin duke qenë partneri i qeverisë shqiptare për të mbikëqyrur të gjithë procesin që nga gara ndërkombëtare tek punimet që do të bëhen në port”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...