17.5 C
Tirana

Rama: Orientimi i sistemeve financiare drejt praktikave të gjelbra është jetik

Më datë:

Shqipëria mikpret një tjetër aktivitet prestigjioz ndërkombëtar: Konferencën Vjetore e IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, e cila zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit.

Në nisje të konferencës ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm përpara në modernizimin e sistemit të mbikëqyrjes së sigurimeve dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë nënvizoi se përpjekjet modernizuese të vendit po krijojnë një bazë më të fortë për menaxhimin e rreziqeve, sidomos atyre të lidhura me ndryshimet klimatike dhe katastrofat natyrore.

“Përparimi është tashmë i dukshëm, siç theksohet edhe në progresraportin e fundit të Komisionit Evropian. Modernizimi i mbikëqyrjes të sigurimeve në Shqipëri dhe harmonizimi gradual me standardet  BE-së shënjojnë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më të sigurt e të integruar financiar.

“Përpjekjet modernizuese në Shqipëri i çelin rrugën një rrjeti më të sigurt e më të integruar financiar, përfshirja e sigurimit në politikat tona publike, duke e lidhur me rezistencë klimaterike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetet e sigurisë sociale do të përmirësojnë qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut ndaj katastrofave”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi se “një strategji gjithëpërfshirëse, që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme rreziqet fiskale nga katastrofave natyrore”.

Kreu i qeverisë theksoi se “orientimi i sistemeve tona financiare drejt praktikave të gjelbra është jetik”.

“Zhvillimi i taksonomive të gjelbra do t’i orientojë burimet drejt nismave që forcojnë zbutjen e rrezikut mjedisor dhe përshtatjen me klimën, duke siguruar që rritja e sotme të mos komprometojë rezistencën e së nesërmes”, tha Rama.

Duke folur për sfidat globale, Rama theksoi se bashkëpunimi mes kombeve është i domosdoshëm. Sipas tij, botës i duhet një qasje e re që e shndërron pasigurinë në rezistencë dhe krizën në mundësi.

“Së bashku përmes novacionit, bashkëpunimit dhe angazhimit, ne mund të transformojnë pasigurinë në rezistencë dhe kompleksitetin në forcë dhe krizën në mundësi të reja. Kjo është botë e guximtarëve dhe është një moment kur zgjedhja nuk mund të jetë më e qartë ose të ecim para në rrugëtimin e inercisë, të mbyllim sytë para ajsbergut që mund të na kapërdijë, apo të jemi të guximshëm, të jemi krijues e të bashkuar për të çelur një shteg të ri që do të na shpëtojë të gjithëve.

“Ajo çka është me interes në botën e sotme është se askush nuk mund ta shërojë veten ose kombin e tij i vetëm. Ose të gjitha kombet do të bëhen bashkë për të shpëtuar njerëzimin, ose njerëzimi do të shkojë në ferr me të gjitha kombet së bashku”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën...

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë...

Kultivonte bimë kanabisi në bashkëpunim me familjarët e tij, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar...