Rama: Opozita po tenton të hedhë në erë urën për në BE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me sulme ndaj kundërshtarëve të tij politikë, opozitarëve, referuar përplasjeve të fundit në KZAZ-të e disa bashkive. Rama është shprehur se opozita po tenton të hedhë në erë urën e ndërtuar me shumë mund për t’u lidhur me Europën.

Sipas tij, Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin evropian. Më tej, kreu i qeverisë ka theksuar se vendi ynë duhet të provojë se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë para ligjit të gjithë si të barabartë, që nga presidentë, ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra.

“Këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se asnjëherë, sepse më aktuale se asnjëherë është orvatja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për t’u lidhur më në fund me Europën, duke u ulur në tryezën e bisedime për anëtarësim. Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe çelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një çështje legjislacioni, pasi dihet se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur gjithë legjislacionin në përputhje me legjislacionin europian.

Shqipëria duhet të provojë jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazë ligjore gjithçka që i nevojitet një vendi për të qenë vend anëtar i BE, por se sistemi i drejtësisë është i aftë t’i vendosë të gjithë si të barabartë para ligjit, presidentë, ish-presidentë, kryeministria, ish-kryeministria e të gjithë me radhë”, është shprehur Rama.

“Si më mirë e ku më me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit të ri demokratik mund të realizohet kjo se sa duke marrë peng procesin zgjedhor. Marrja peng e tij është orvatje për të mbyllur derën. Me përgjime të mbyllura në kasafortë e të mbyllura në partinë që i paralajmëron ato para se të dalin në gjermani, kalendari cuditërisht i përputhur me kalendarin e protestave flasin vetë për këdo do të mendojë. Është një revolucion imagjinar, me punonjës bashkie, të rinj rrugë humbur që maskohen por që funksionon në raport me qëllimin sepse prodhon pamjet e shëmtuara në sytë e atyre që na shohin nga jashtë e synon të mbjellë frikën te njerëzit brenda sikur cdo ndodhë.” theksoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi