Rama : Nuk i kemi bërë të gjitha ato që kemi thënë, por s’do të thotë se nuk do i bëjmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për projekt-buxhetin e vitit 2021, zgjedhjet dhe një mandat të tretë.

Rama ka theksuar se se mazhoranca nuk ka bërë të gjitha ato që ka thënë, por kjo s’do të thotë se nuk do i bëjë.

Ai ka shtuan se projekt-buxheti miratohet sot dhe nga 1 janari bëhet realitet, së bashku me rritjen e pagave për mjekët, infermierët e mësuesit që s’janë vetëm për sot dhe do hiqen nesër.

”Ky buxhet i 2021 konfirmon edhe njëherë tjetër së bashku me gjithë sistemin e reformuar fiskal. Taksa 0 për biznesin e vogël është dhe do mbetet aty. Ja u kam thënë deri në 2029 bizneset e vogla nuk do kenë taksë mbi fitimin dhe TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro.

Na duhet të financojmë Rindërtimin, na është dashur të financojmë në gjithë periudhën e mbylljes një numër të barabartë me çerek milion njerëz individë.

T’i financojmë, dhe me këtë buxhet bëjmë një rritje pagash, më thoni kush e bën në rajon. Rritja e pagave nuk është hajde ta bëjmë sot e ta heqim nesër. Wshtë angazhim për gjithë vitet. 40% rritja e pagave për infermierët e mjekët, angazhim i gjithë buxhetit. Miratohet sot. Nga 1 janari e më tej është ay. Nuk lidhet me COVID-19.

Edhe rritja e pagave për mësuesit, angazhim për sot nesër e për në të ardhmen i patundur. Janë angazhime financiare të mëdha, jo të vogla në kushtet kur ne jemi si gjithë të tjerët me kaq shumë shtrëngesa nga pandemia, dhe të diktuar nga fatkeqësia e 26 nëntorit.

Ka ndonjë shqiptar që mendon me kokën e tij, që sheh me sytë e tij, dëgjon me veshët e tij, që dallimi mes nesh dhe atyre që janë jashtë e këtu brenda, është jo vetëm tek vizioni e idetë, por ne bëjmë atë që themi, dhe themi atë që bëjmë. S’flasim në ajër, për të kapur një votë këtu e dy vota atje.

Ky buxhet është fakt, jo program dëshirash. Nuk i kemi bërë të tëra ato që kemi thënë, po kjo s’do të thotë që nuk do i bëjmë.
Jo se e them unë, sepse e thotë progresi i vazhdueshëm. Atëhere shëndetësia falas nuk është një premtim si heqja e taksës e thamë sot, e hoqëm nesër. Shëndetësia falas është projekt, vizion. Drejt saj janë hedhur hapa gjatë gjithë kësaj kohe.

Nuk do ju japim juve, se s’kanë çfarë ju japin. T’ju japin votën, se sillni Monikën e Ilirin në dasmë. Ju s’vini as vetë. VIjmë që vijmë, marrim dhe shoqërinë.”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi