Rama në Shkodër: Unë e qeveria nuk ikim, le të hidhen përpjetë

Pavarësisht se demokratët prtestojnë kundër tubimit elektoral të Partisë Socialiste, kryeministri i vendit Edi Rama iu dha atyre një mesazh të qartë. Ai u shpreh se ata mund të hidhen përpjetë, por qeveria dhe ai nuk ikin.

“Gjatë kësaj kohe duhet të përballemi me gjëra absurde, siç ishte djegia e shkollës këtu. Unë e qeveria jemi aty, ata le të hidhen përpjetë. Parlamentit është aty, ata ikën se lanë mandatet. Tani janë kujtuar, por është vonë. Ikën me festë e pastaj donin të hynin nga dritarja”.

Qytetarë të shumtë shkodranë po protestojnë në rrugët e qytetit. Ata shprehen se Shkodra nuk do të nënshtrohet ndaj kriminelëve.
Ata thanë se Rama do të vendosë komunizmin, por Shkodra nuk do ta lejojë këtë gjë.

“Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakësori. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’. Ti duhet të zhdukësh. Ne duam të drejta sikundër kanë të rinjtë kudo nëpër botë. Prandaj duhet vetëm të ikësh”, tha një qytetare.
Voltana Ademi i ka bërë thirrje Policisë së Shkodrës që të mos provokojë dhe të mos hedhë helm. Ajo shtoi se Shkodra nuk pranon dhunën, por mbron qytetarinë dhe kulturën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi