Rama: Në Mars prezantohemi si fytyra e panairit më të madh në botë për turizmin

Më datë:

Artikullin e tabloidit gjerman “Bild”për Shqipërinë, Kryeministri Rama e quan superpromovim ndërkombëtar mediatik që na rendit në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor.

Rama shton se po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizimin.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Kryeministri Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Për të mos e mohuar vetveten

Bashkim Aliu Për këto rreshta më nxiti shkrimi i Enver...

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...