16.5 C
Tirana

Rama në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dibër, ku inspektoi kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi.

Rama u shpreh se, kjo rrugë është qershia mbi tortë që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër.

“Falë kësaj ndërhyrje, jo vetëm shkurtohet ndjeshëm distanca me Tiranën, por rriten parametrat e sigurisë së qarkullimit të automjeteve, si dhe çlirohet i gjithë potenciali turistik i zonës, ku kohët e fundit po merr zhvillim turizmi i bujtinave dhe sporteve në natyrë”, u shpreh Rama.


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen në tunelin e Murrizit, ku për shkak të gjeologjisë problematike po ecet me hapa të ngadaltë.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë tunel.

“Live ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit”, u shpreh Rama.

Sidoqoftë, Rama tha se “puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...