13.3 C
Tirana

Rama me gratë e Kavajës: Objektivi ynë, vendosja e plotë e barazisë gjinore

Më datë:

 Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste bëri të ditur sot se vit pas vitit është rritur përfshirja e grave në PS, dhe aktualisht nga 100 mijë anëtarë, 39 mijë janë gra dhe vajza.

Në një takim me gratë e vajzat e Kavajës, Rama kujtoi situatën në të cilën gjendej PS e Kavajës në momentin që si mori drejtimin e PS-së dhe transformimin që ka ndodhur vit pas viti me rritjen e përfaqësimit të grave në këtë forcë politike.

“Në kohën kur sapo isha bërë kryetar partie dhe erdha për herë të parë vizitova degën e PS-së Kavajë, midis rrugës dhe kinemasë ishte bërë një mur i madh me burra me dy gishta që na e bënë shumë të vështirë për cilindo nga ne, me polici e histori që sot duken të paimagjinueshme. Por kanë ndodhur këtu dhe jo 100 vite më parë. Kur hymë brenda asaj salle të kinemasë që është modeste ishte treçereku bosh dhe kishte vetëm një grua”, kujtoi Rama.

Ndërsa solli në vëmendje historinë e zhvillimeve politike në Kavajë, Rama tha se më parë prania e grave ishte minimale gjë që nuk ndodhet vetëm në Kavajë por në shumë zona të Shqipërisë.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se ambicia dhe qëllimi ishte të zgjeroheshin radhët dhe mbi të gjitha të hapej dera dhe të bëhej e mundur që gratë dhe vajzat të uleshin si të barabarta në hapësirën e PS-së.

“Në ato kohë problemi ishte se edhe ato gra që ishin anëtare nuk merrnin pjesë në mbledhjet e organizatave. Dhe e nisëm me 12% në total gra në PS dhe hap pas hapi kemi arritur sot në 40%. Nga rreth 100 mijë anëtarë të regjistruar të PS-së kemi diku te 39 mijë gra. Por unë besoj që as duket të kënaqemi, as duhet të ndalemi këtu, deri kur në PS të bëhet 50 mijë gra dhe vajza dhe kur numri të jetë 50% me 50%, por një vajzë më tepër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se përfshirja e grave në PS është mjaft e rëndësishme dhe për këtë mjafton të shikosh se çfarë fuqie ka marrë PS dhe sa shumë punë të mira janë bërë.

“Ne sot kemi shumë më tepër gra dhe vajza në vendimmarrje. Ka filluar një sekëlldi që shprehet sidomos nga ato pasqyrat e kënetës në mbrëmje nëpër ekrane kur dalin këta të tërë dhe thonë se Edi Rama po ofendon burrat. Unë nuk po ofendoj burrat, unë thjesht konstatoj një fakt që gjysma e burrave janë shumë në rregull, ka edhe një gjysmë tjetër që janë çyryk”, shtoi Rama.

Rama tha se kur thotë këtë niset nga fakti se shumë burra ndihen mirë në kënetë, ndihen mirë me atë qasjen e vjetër dhe me atë rrugën e vjetër që dihet ku të çon.

“Ndërkohë që ne as jemi ndjerë dhe as ndihemi mirë deri kur ta vendosim plotësisht barazinë gjinore jo vetëm si numra, por edhe cilësi të bashkëjetesës sociale në këtë vend. Kemi bërë hapa të konsiderueshëm dhe kjo pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, në parlament janë shumë më tepër se dikur, kur parlamenti dukej si odë otomane. Në qeveri janë mbi 50%, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%. Kjo është shifër fantastike që duhet të shtrihet shumë më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazimin mes gjinive në çdo familje”, shtoi Rama.

Sipas tij, fenomene të tilla si dhuna ndaj grave dhe trajtimin i pabarabartë i vajzave kanë rënie por kjo nuk është akoma e mjaftueshme.

“Na takon ne ta bëjmë këtë betejë. Ne sot kemi krijuar dy shembuj tërësisht të rinj në politikën shqiptare. E para futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave një burrë-një grua. Mbi 95% e organizatave sot kanë bashkëkryetar. Kjo na ka sjellë të mirën e madhe që më shumë gra dhe vajza janë afruar”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrestimi i aktivistëve, vijon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad, protesta e organizuar nga studentët dhe...

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja “Partizani” kalon për gjykim

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ku si rrjedhojë...

Protestë historike në Hagë kundër luftës në Gaza – 100 mijë qytetarë kërkojnë veprim nga qeveria holandeze

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Hagë në demonstratën...

Kryeministri izraelit zotohet të ndalë urinë në Gaza

Presioni i aleatëve funksionoi ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i...