Rama mbi negociatat me BE: Nuk ka bllokim, gjithçka sipas agjendës së vendosur

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e negociatave, duke thënë se “flitet lart e poshtë” se janë ndalur negociatat e vendit tonë me BE, duke theksuar se kjo është plotësisht e pavërtetë.

“Fitet lart e poshtë se negociatat janë ndaluar, kjo është totalisht e pavërtetë. Negociata nuk janë shëtitje në lëndinë por proces testimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është kyç, por nuk ka asnjë motiv për të folur për bllokim. Jemi sipas agjendës së përcaktuar, prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur pyetjet e vendeve anëtare. Pas diskutimeve do vijë dhe vendimmarrja”, u shpreh Rama.

Rama këtë deklaratë e bëri teksa ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Për këtë të fundit ai tha se është një dritare e re për të gjithë ata që kërkojnë një mundësi të re, duke iu krijuar mundësia që tashmë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.

“Sot hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicie për të punuar në sektorin publik. Nga ana tjetër i krijohet mundësia që kujtdo që dëshiron të kontribuojë në sektorin publik, të ndjekë në dinamikë sesi shkon një proces që ai/ajo është i interesuar. Ky hap krijon më shumë transparencë, ndërvepron mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe ndaj ofron këtë mundësi për të rekrutuar më të mirët, dhe përfshinë gjithë sistemin publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara.

Administrata publike ka prodhuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi ka qenë goxha i rënduar, paragjykime që patjetër që kanë marrë shkas nga sjellje dhe veprime që ndonjëherë janë ekspozuar edhe publikisht në gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë ajo pjesë dërrmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, që shkojnë përditë në punë për t’i shërbyer shteti, ka përballuar një provim të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet në gjithë procesin e derikëtushëm të negociatave”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rezoluta e PE: 453 vota pro Shqipërisë, theksohet progresi dhe problemet me korrupsionin

Parlamenti Europian ka miratuar në seancën e sotme rezolutën...

Berisha: Agjencitë e vendeve partnere po godasin grupet kriminale shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

G7 – Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se marrëveshja e...

Dëshmia e Artan Tafanit: Si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës dhe roli i personave të përfshirë

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vijuar dëshminë...