Rama i pret sinjalin Metës te ERTV, presidenti ia kthen “me dashuri e qetësi”: I nderuar kryeministër!

Edhe pse sot ishin të dy të pranishëm në ceremoninë e stërvitjes “Defender Europe 2021” duket se nuk ka paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit ilir Meta.

Teksa ky i fundit mori fjalën, kryeministri i hoqi sinjalin në kanalin e tij zyrtar ERTV, duke treguar kështu se marrëdhëniet mes tyre nuk janë rregulluar ende.

Por duket se Meta nuk e ka marrë për keq aspak këtë veprim të Ramës, madje me shprehjen e tij të famshme “me dashuri e qetësi”, përshëndeti të pranishmit mes tyre edhe kreun e qeverisë.

“I nderuar zoti kryeministër…”,-tha Meta, ndërsa Rama i evitoi këto përshëndetje duke falenderuar dy nga gjeneralët amerikanë për pjesëmarrjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi