Rama: Bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimeve, të parat banesat

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, bashkitë do të përfshihen në procesin e legalizimeve.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se, “përfshirja e bashkive ka një dobi të posaçme se, jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit, por dhe do të shërbejë për të bërë monitorimin e punës në Kadastër, që në sektorin e legalizimeve lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar”.

“Janë bashkitë që do të vendosin prioritetet. Pra procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni deri në muajin shtator kur ky proces do të fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSH-i po i jep ASHK-së për të pasur një platformë pune dixhitale dhe nëpërmjet këtij sistemi edhe për të krijuar një mekanizëm transparence, por dhe llogaridhënie mes palëve”, tha Rama.

Rama theksoi se, “në radhë të parë për banesat e qytetarëve të këtij vendi duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe mbi të gjitha që të vendoset një rend shumë i qartë i kohës së kërkesave. Kjo është A-ja. Sepse është e padrejtë dhe e papërtypshme që disa presin prej vitesh, disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm”.

“Ju keni detyrën të vendosni radhë dhe e para është legalizimi i banesave”, iu tha Rama kryetareve të bashkive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...