Rama: Ambiente bashkëkohore për 430 nxënës e mësues

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet për ndërtimin e shkollës së re, gjimnazit “Shefqet Guzi”, në qytetin e Gramshit.

Duke postuar foto nga punimet për ndërtimin e shkollës, Rama nënvizon se ky institucion i ri arsimor do t’u vi në ndihmë 430 nxënësve dhe mësuesve me ambiente bashkëkohore.

“Drejt përfundimit edhe një tjetër shkollë e re gjimnazi “Shefqet Guzi” në Gramsh, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë për të garantuar standardet më të mira bashkëkohore për 430 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin”, përfundon Basha.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojnë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi