Ra në kanal dhe nuk doli dot më, humb tragjikisht jetën i moshuari në Kavajë

Një 80-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjikë në fshatin Hajdaraj në Kavajë.

Sipas policisë B.H ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Më datë 14.06.2021, në fshatin Hajdaraj, dyshohet se shtetasi B. H., rreth 80 vjeç, aksidentalisht ka rënë në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi