Pas këtij raporti, studiuesit i kërkuan portalin Google Street View për foto ballore të mijëra ndërtesave dhe rrugëve nga e gjithë bota. Më pas ata vizatuan çdo ndërtese për të llogaritur “proporcionin e gjatësive më të gjata dhe më të shkurtra të dimensioneve të saj”.

Këto përmasa u krahasuan më pas me raportin e artë për të parë se si përputheshin dhe nga këto llogaritje, për të përfaqësuar përsosmërinë, ishte Chester, një qytet me pothuajse 120 mijë banorë, i famshëm për muret e qytetit të ruajtur më mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Renditja

Në bazë të këtyre analizave është bërë renditja e qyteteve më të bukura në botë, por sipas shkencës, Chester fitoi vendin e parë me përqindjen më të lartë të ndërtesave, 83.7 për qind, të cilat përputhen me “raportin e artë”. Në vendin e dytë Venecia me 83.3 për qind, Londra me 82.9 për qind duke mbyllur podiumin e fituesve. Roma përfundoi e pesta me 82 për qind pas Belfastit, kryeqyteti i Irlandës së Veriut me 82.9 për qind.

Gjithashtu në top 10 janë;Barcelona (e gjashta, 81.9%), Liverpool (i shtati, 81%), Durham (i teti, 80.5%), Bristol (i nënti, 80%) dhe Oxford (10, 79.7%).