Qualcomm organizon një ngjarje më 17 mars, pritet të prezantojë çipin e ri Snapdragon 7

Qualcomm organizon një ngjarje për 17 mars.

Kompania amerikane pritet të prezantojë një çip të ri nga seria Snapdragon 7, me gjasë Gen 2, pasi varianti Gen 1 mbërriti në pranverën e 2022.

Emri i platformës së re nuk është konfirmuar dhe disa thashetheme sugjerojnë se ajo do të quhet “Snapdragon 7+ Gen 1”.

Por një vit më vonë pas prezantimit të Gen 1, ka më shumë gjasa që ajo të quhet “Snapdragon 7 Gen 2”, emër i cili në fakt përputhet me skemën e emërtimit të kompanisë, pasi çipi i ardhshëm pritet të quhet “Snapdragon 8”.

Ka pak informacione për këtë çip të ri, por sipas një listimi të zbuluar në Geekbench, çipi Snapdragon SM7475 ka një bërthamë Cortex-X2 me frekuencë 2.92 GHz, tre njësi Cortex-A710 me 2.5 GHz dhe katër 1.8 GHz Cortesx51

Qualcomm schedules an event for March 17, new Snapdragon 7 chipset incoming

Ndërsa thuhet se GPU-ja do të jetë Adreno 725 me shpejtësi 580Hz.

Nëse të gjitha informacionet janë të sakta, kjo do të jetë hera e parë që Snapdragon përdor Cortex-X2 në një çip të gamës së shkallës së mesme.

Platforma thuhet se është ndërtuar nga TSMC në teknologjinë e procesit 4nm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi