Qeveria u vendos taksë 100% edhe brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndryshimin e vendimit për taksën 100% ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga sot edhe brendet e njohura ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe që importojnë në Kosovë do te kenë taksën prej 100%.

Në mesin e këtyre brendeve të njohura është edhe Coca Cola.

Pas marrjes së vendimit, Shala tha se me propozim tij edhe lista e 9 brendeve ndërkombëtare që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pa masën 100 për qind, është eliminuar.

Sipas tij, ky vendim erdhi pas kërkesave të shumta për inkuadrim në këtë listë, dhe pas analizimit të ankesave, futja eventuale e tyre në listën që përjashtohet nga taksa, atëherë do të humbte edhe kuptimin e taksës.

“Për me tepër, duke dëshiruar që ketë një tretman të barabartë për të gjithë këto kompani, të cilat fatkeqësisht vijnë nga vendet aleate dhe mike të Kosovës, dhe duke dëshiruar që të kemi një tretman të barabartë për të gjithë, i rekomandova Qeverisë së Republikës së Kosovës për të anuluar apo hequr pikën 2 të vendimit nr. 01/76 të datës 21 Nëntor 2018, dhe aneksin e vendimit të cilin përmban listën e atyre brendeve”, ka theksuar Shala.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi