“Qeveria s’preket”/ Rama: Protesta e djeshme ishte e dhunshme

Kryeministri Edi Rama tha se protesta e djeshme e opozitës ishte e njëjtë me atë të së shtunës. Ai shtoi se pjesë e saj ishte edhe dhuna dhe këtë e tregojnë  disa lëndime që kanë marrë forcat policore. Shefi i qeverisë përsëriti edhe njëherë se qeveria nuk rrëzohet me bomba molotov dhe me fishekzjarrë.

Shefi i ekzekutivit theksoi se protesta e opozitës po plagosë fytyrën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ndërsa shtoi se po kërcënohet seriozisht edhe industria e turizmit.

“Manifestimet e dhunshme. I tillë ishte edhe manifestimi i djeshëm. Përsëri rrezikuan jetën e efektivë blu dhe krijuan disa plagë në disa prej tyre.  Dhe e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit, që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet dhe që krijoi jo pak ankth për banorët që lëviznin përreth. Në të gjithë trajektoren e djeshme. As me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov janë një program apo alternativë qeverisëse, por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe atë familjare dhe atë  të të gjithëve që jetojnë në këtë vend.

Ka rënia të potencialit ekonomik nga industria e turizimit dhe ka rënie për buxhetet e sipërmarrjeve të madha dhe të vogla që merrem me bizneset. Kjo i bën keq Shqipërisë dhe shqiptareve. E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans që të preket nga kjo, është qeveria  dhe shumica qeverisës, gjithçka tjetër preket dhe ndryshon për keq”-tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi