Qeveria hesht përballë kritikave të Ambasadës Amerikane!

Qeveria ka zgjedhur t’u përgjigjet me heshtje kritikave të Ambasadës Amerikane për emërimet e të dënuarve për krime lufte, keqpërdoruesve dhe individëve të pakualifikuar, në pozita të larta publike.

Zyra e kryeministrit Haradinaj nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës, megjithëse një eksponent i Qeverisë i ka “mirëkuptuar” kritikat e ndërkombëtarëve.

Koha Ditore ka raportuar për dy rastet e fundit, të cilat kishin nxitur reagimin e amerikanëve dhe të britanikëve.

Është emërimi i Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, si dhe emërimi i Sylejman Selimit – ambasador në Tiranë. Një burim i ka thënë gazetës se heshtja e Qeverisë ka ardhur për shkak së Ambasada nuk ka folur me emra specifikë.

Për dy të apostrofuarit Qeveria nuk ka reaguar pasi, siç ka thënë burimi, Shalën e ka zgjedhur Kuvendi i Kosovës, ndërkaq ambasadori Selimi është propozuar nga MPJ-ja dhe dekretuar nga Presidenca. Këto dy institucione nuk kanë ofruar sqarime për rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi