Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi miratoi memorandumet e nënshkruara me Turqinë

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi, e njohur nga shoqëria ndërkombëtare, njoftoi hyrjen në fuqi të memorandumeve të mirëkuptimit të nënshkruara me Turqinë.

Sipas informatave të marra nga Ministria e Drejtësisë së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Këshilli Presidencial i qeverisë në fjalë nga institucionet përkatëse kërkoi që të vënë në zbatim Memorandumet e Mirëkuptimit [të nënshkruara me Turqinë] për “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe” dhe të “Bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e Sigurisë dhe atë Ushtarake”.

Gjithashtu thuhet që vendimet e marra nuk publikohen individualisht por në një vëllim të vetëm, ndërsa vendimi në fjalë do të publikohet në Gazetën Zyrtare në fillim të vitit të ardhshëm.

Këshilli Presidencial më 5 dhjetor miratoi Memorandumet e Mirëkuptimit për “Përshenjimin e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe” dhe të “Bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e Sigurisë dhe atë Ushtarake”.

Në vendimin e nënshkruar nga Kreu i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Fajiz Es-Sarraxh thuhet që “Këshilli Presidencial vendosi të miratojë dy memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara më 27 nëntor me Turqinë duke e vendosur kushtin që memorandumet në fjalë të hyjnë në fuqi prej datës së marrjes së vendimit”.

Gjithashtu thuhet se nga autoritetet përkatëse u kërkua që vendimi në fjalë të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.

Mes Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi më 27 nëntor u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim mes dy vendeve në fushat e Sigurisë dhe atë Ushtarake” dhe “Memorandumi i Mirëkuptimit për Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi