Qeveria e Kosovës i përgjigjet Amerikës: Taksa 100% do të qëndrojë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, sot kërkoi që Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga taksa doganore e vendosur për produktet serbe.

Në një komunikatë të lëshuar nga Departmenti i Shtetit, kërkohet që të mos krijohen tensione dhe të koncentrohen të dyja vendet tek dialogu.

“Sekretari ka inkurajuar Kosovën që të shfrytëzojë mundësinë e rrallë për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ai ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të shfuqizojnë tarifat e vëna për importet nga Serbia dhe Bosnja, dhe të punojnë me shtetin serb për t’i shmangur provokimet dhe tensionet. Normalizimi i raportit Kosovë-Serbi është mënyra e vetme për të hapur rrugën e të dy shteteve drejt komunitetit perëndimor. SHBA-ja është e gatshme që të mbështesë palët për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe të tillë që shton stabilitetin”, thuhet në një pjesë të komunikatë.

Mirëpo, Qeveria e Kosovës edhe pas kërkesës së qartë të Amerikës, ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga taksa ndaj produkteve serbe.

Në një përgjigje për Metron, Zyra e Kryeministrit ka potenuar se nuk ka ndryshuar asgjë në të drejtat e Kosovës, për çka edhe është vendosur taksa, dhe ata kanë shtuar se deri të realizohet ajo, taksa do të qëndrojë.

“Ne si Qeveri e Kosovës kemi dhënë arsyet tona konkrete se pse është marrë ky vendim. Këto arsye vazhdojnë të qëndrojnë, do të thotë nuk është bërë ndonjë përmirësim sa i përket të drejtës së Kosovës. Derisa të jetë kështu edhe vendimi për taksën do të qëndrojë”, ka thënë zëdhënsja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Sidoqoftë, taksa ndaj shtetit serb ka marrë përkrahjen e partive politike në Kosovë, e dje PRO saj doli edhe kryeministri Rama, mirëpo u kundërshtua nga BE- ja dhe nuk pati pajtim të Amerikës.

Ndryshe, me taksën që u vendos të mërkurën, Qeveria vendosi të taksojë me 100% të vlerës së produkteve që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja. Kjo më së shumti ka acaruar Serbinë, e cila po merr masa me anë të zyrtarëve që i kontrollon në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi