Ish-kryetari i Institucionit për Restaurimin e Veprave Fetare pranë Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade, Hasan Plarek, tha se dorëheqjen dhe ikjen nga vendi të liderit të regjimit sirian Bashar al-Assad, e ka parandaluar ish-komandanti i forcave në fjalë, Qasem Soleimani (AA).
“Qasem Soleimani luftoi i vetëm me problemin e Sirisë dhe e shpëtoi Sirinë. Madje, Bashar al-Assad do të braktiste vendin e tij duke u bërë refugjat. Ai (Soleimani) tha ‘Rruga e vetme për fitore është rezistenca. Me lejen e Zotit do të jemi të suksesshëm’, rezistoi dhe u bë i suksesshëm”, tha Plarek në deklaratën për Agjencinë Persiane të Lajmeve.
Gul Ali Babayi, një komandant tjetër i Gardës Revolucionare, në librin e tij “Mesazhi Peshkut” citoi fjalët e Hossein Khamedani , një komandant që u vra në përleshjet në Siri:
“Atë natë bëhej fjalë për një gjendje komplekse. Assadi mendonte se i ka ardhur fundi. Ishte i mendimit që të kërkojë azil në një vend si Rusia”.
SHBA në fillim të muajit janar të këtij viti vrau gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit. Irani u hakmor me gjuajtjen dhjetëra raketave balistike në drejtim të bazave irakiane ku gjenden trupat amerikane.