PYD/PKK bën civilët mburojë në futjen e terroristëve në Afrin

Organizata terroriste PYD/PKK ka futur në Afrin rreth 500 terroristë nga rajonet Haseke dhe Aynularab të Sirisë, nën pretendimin e “vizitës së solidaritetit të civilëve”.

PYD/PKK javën e kaluar në rajonet në veri të cilët i mban nën okupim, ka njoftuar se do të organizojë një “autokolonë të mbështetjes” për në Afrin.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurta të AA-së në Afrin dhe Haseke, persona të shumtë të cilët kanë ardhur me automjetet e nisura nga vendbanimet Kimishli, Malikije, qendra në Hasele dhe Kathaniye ditë më parë kanë arritur në Aynularab (Kobani), i cili ndodhet në kufi me Turqinë.

Autokolona e cila u formua nga qindra autobusë dhe automjete, duke u bashkuar me automjetet tjera të përgatitura në Aynularab, dje në orët e vonshme të natës arritën në Afrin.

Në autokolonën, e cila duke kaluar nga rrugët nën kontrollin e regjimit Bashar Asad arriti në Afrin, morën pjesë 2.000 persona.

Burimet brenda Afrinit njoftojnë se një pjesë e atyre në autokolonë përbëhej nga vullnetarë, por që një pjesë e rëndësishme e tyre përbëhej nga “punonjës civilë dhe nxënës” për të cilët PYD/PKK e sheh si të detyrueshme pjesëmarrjen.

Në autokolonë poashtu morën pjesë 500 terroristë të mbledhur nga rajonet e ndryshme. Mësohet se një pjesë e vogël e grupit të përbërë prej 500 personash i cili hyri në Afrin, përbëhet nga ata të cilët janë anëtarë të rinj të organizatës.

PYD/PKK javën e kaluar në rajone të pushtuara organizoi protesta të ashtuquajtura “Solidaritet me Afrinin”, ku detyroi pjesëmarrjen e “punonjësve civilë dhe nxënësve”, si dhe detyroi me dhunë mbylljen e të gjitha vendeve të punës.

Në lajmin e 21 janarit të vitit 2018 të AA-së ishte njoftuar se regjimi i Asadit po lejon përdorimin e rrugëve tokësore për dërgimin e ndihmave në Afrin nga anëtarët e PYD/PKK-së në qendrën e qytetit të Halepi./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi