Putin: Turqia është vendi më i prekur nga kriza e refugjatëve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke vënë në dukje se Turqia është vendi më i prekur nga kriza e refugjatëve e shkaktuar nga lufta civile siriane, tha se, “Refugjatët sirianë janë një problem i madh dhe Turqia është më e prekura për shkak të këtij problemi. E gjithë bota duhet ta zgjidhë këtë problem së bashku”.

Në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë, Putin ka bërë vlerësime për ekonominë ruse, politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe për çështjet aktuale ndërkombëtare. Konferenca për shtyp, e cila u moderua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, zgjati rreth 4 orë.

Lideri rus në takim iu përgjigj kryesisht pyetjeve rreth zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të organizohen gjatë vitit të ardhshëm dhe ai tha se Rusia tani duhet të përmirësojë cilësinë në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe industri.

Kriza e Sirisë

Duke iu referuar krizës siriane në konferencën për shtyp, Putin theksoi se Turqia është më e prekura nga kriza e refugjatëve e shkaktuar nga lufta civile siriane.

Më tej duke rikujtuar se Turqia po pret numrin më të madh të refugjatëve, Putin tha se “Megjithatë, ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga Siria. E gjithë bota duhet ta zgjidhë këtë problem së bashku. Rusia është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi”.

Duke folur edhe për vizitën e tij në Siri Putin ka bërë të ditur se “Që prej një kohe të gjatë dëshiroja ta realizoja këtë vizitë, por për shkak të disa shqetësimeve të sigurisë nuk kisha mundur”.

Zgjedhjet presidenciale

Duke u shprehur se do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Rusi në mars 2018 si një kandidat jo partiak, Putin ka shtuar se “por gjithashtu besoj në mbështetjen e fuqive politike që ne ndajmë pikëpamjet e njëjta”.

“E di që shumë njerëz në vendin tonë janë të shqetësuar për këtë çështje. Por kjo ngre një dyshim të madh kur shohim propozimin dhe retorikën anti-sistem të opozitës. Opozita duhet të bëjë propozime realiste, jo imagjinare”, ka theksuar Putin ndaj një përgjigjeje në lidhje me mungesën e fugurave opozitare që mund të jenë konkurentë Putinit në politikën ruse.

Duke bërë vlerësime gjithashtu edhe për përjashtimin e atletëve rusë nga Olimpiada Dimërore 2018, Putin ka deklaruar se “Unë mendoj se ky skandal është shfaqur me qëllime politike. Por gjithashtu edhe ne kemi fajin tonë, kemi dhënë arsyet që kjo të ndodhë”. Putin tha se ka edhe atletë që përdorin doping në vende të tjera, dhe ka mbrojtur idenë e tij se vetëm Rusia është përballur me një dënim të tillë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi