11.5 C
Tirana

Putin: Paqja dhe siguria në botë varen nga marrëdhëniet Rusi-SHBA

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se paqja dhe siguria në botë varen nga rrjedha e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së

Putin ka pritur në rezidencën e Kremlinit ambasadorët e 23 vendeve që kanë filluar detyrën në vend, të cilët i kanë paraqitur letrat krendenciale.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë pritje, Putin ka tërhequr vëmendjen për situatën e rrezikshme në botë. “Konfliktet rajonale po shumohen, kërcënimet e terrorizmit dhe ekstremizmit janë në rritje, sistemi i kontrollit të armëve po rrënohet. Po ashtu edhe ekonomia globale ndodhet në situatë të destabilizuar”, theksoi Putin.

Më tej duke vlerësuar marrëdhëniet Rusi-SHBA, presidenti Putin deklaroi se “Paqja dhe siguria në botë varen nga situata e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së”.

Gjithashtu lideri rus tha se ata janë të gatshëm të krijojnë një dialog gjithëpërfshirës me SHBA për çështje të tilla si kontrolli armëve, lufta kundër terrorizmit dhe zgjidhja e krizave rajonale.

Pasi ka përmendur edhe rëndësinë e marrëveshjes bërthamore me Iranin, Putin tha se “Rusia do të vazhdojë të tregojë përpjekje për mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje”.

Putin ndër të tjera theksoi se bota ndodhet përballë rrezikut të epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se lidhur me këtë çështje janë të gatshëm t’i ofrojnë ndihmë Kinës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Policia u sulmua me molotov gjatë protestës së opozitës, veproi sipas ligjit

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu tha sot...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për konfiskimin e apartamentit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi...

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg...

Tabaku: Absurd ekonomik, digjitalizime rekord dhe rritje e administratës me 20 mijë punonjës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha sot se...