Putin i gatshëm të takohet me Trumpin

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i gatshëm të takohet në një samit me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Pas pjesëmarrjes në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) i cili zhvillohet në qytetin Qingdao në Shandong të Kinës, presidenti Putin duke bërë të ditur se i bashkohet shqetësimit të Trumpit për garën e ripërtëritjeve të armëve, ka theksuar se kjo çështje duhet të diskutohet në mënyrë të gjerë.

Putin tha se është i gatshëm për një takim me Trumpin nëse Washingtoni është i gatshëm, dhe se disa vende duke përfshirë edhe Austrinë kanë propozuar për organizimin e një samiti të tillë.

Po ashtu në fjalën e tij presidenti rus ka kritikuar edhe tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ku pasi ka vënë në dukje se vendet anëtare të SCO janë të shqetësuar nga ky qëndrim i SHBA-ve, Putin tha se vendimi “mund të destabilizojë situatën” në rajon.

Presidenti rus ka shtuar më tej se Qeveria e Rusisë do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi