19.5 C
Tirana

Pushoi çështjen ndaj Bashës për falsifikim, zbardhet vendimi i Gjykatës: Nuk ekziston fakti penal

Më datë:

Zbardhet vendimi i gjykatës së Tiranës që pushoi procesin për falsifikim ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ish-sekretari të përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

Sipas gjykatës kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” s’ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.
Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I gjenden 1.5 kg kokainë në banesë, prangoset 27-vjeçari

Pas një hetimi disa mujor dhe përdorimit të metodave...

Uragani Melissa i afrohet Xhamajkës, të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur në Xhamajkë, teksa...

Shoqëria Civile: Projektligji “Për barazinë gjinore”, i pazbatueshëm në praktikë

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet...

Ligji “Për gjendjen civile”, Spahia: Të përcaktohen qartë dy gjini në Shqipëri

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike propozuan sot në...