16.5 C
Tirana

Punonjësit shëndetësorë sot në grevë të përgjithshme

Më datë:

Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë sot grevë, me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur ditë më parë kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të filloj greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00, dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë sërish të enjten tjetër.

“Kjo do të vazhdojë edhe të enjten tjetër. Pra greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve”, u shpreh Syla.

Ata kanë kërkuar që të përmirësohet gjendja sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...