Punësimi i të rinjve, stomatologët: Sot mungon dëshira për punë

Bukurosh Çerekja është 75 vjeç dhe 50 vite të jetës së tij ia ka kushtuar profesionit të stomatologjisë, detyrë të cilën ende nuk ka dëshirë ta lerë.

E ndërsa thekson vështirësitë me të cilat përballej një mjek dentist shumë vite më parë, Çerekja flet edhe mungesën e dëshirës se brezit të ri për të punuar.

“Janë caktuar shumë mjekë në qendër, nga shteti. Për mendimin tim, fshati nuk duhet të mbetet i zbuluar. Janë përqendruar në qytete, cilësia e shërbimit është rritur. Por në zonat e thella nuk kemi shërbime”, tha Bukurosh Çerekja.

Të mbledhur në një Konferencë Shkencore, organizuar nga Urdhri i Stomatologut dega Elbasan, stomatologët ngritën problemin e formalizimit të tregut.

“Problemi themelor është formalizimi i tregut, ne u themi qytetarëve të mos shkojnë në një klinikë të pa certifikuar, sepse është i pambrojtur për çdo problematikë shëndetësore”, u shpreh Nikollë Deda, presidenti kombëtar i Urdhrit të Stomatologut.

Gjithashtu z. Deda u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm teksa kërkojnë ndihmën e stomatologëve, pasi vetëm një klinikë e licensuar mban të gjitha përgjegjësitë ligjore për shërbimin që ofron./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi