Pulat e ngrira nga Brazili me koronavirus, thonë autoritetet kineze

Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, thonë se disa krahë pule të ngrira të importuara nga Brazili kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrollit rutinë që i bëhet ushqimeve të importuara.

Qeveria lokale e Shenzhen tha se personat që kishin kontakt me mallin e infektuar kanë rezultuar negativ.

Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur në qytetin lindor të Wuhu në paketimin e karkalecave të ngrirë të importuara nga Ekuadori raporton BBC.

Të dyja rastet kanë ngritur alarm dhe frikë se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.

Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë se qytetarët duhet te kenë kujdes dhe të marrin masa për të zvogëluar rrezikun e infeksionit nga ushqimet e importuara.

Duhet të theksojmë se rastet e para me koronavirus që u gjetën në fund të vitit të kaluar, ishin pikërisht në një treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi