PSG zgjat kontratën me Tuchel

Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain (PSG) ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me trajnerin Thomas Tuchel deri në vitin 2021.

Në një deklaratë nga klubi thuhet se janë të kënaqur nga performanca e trajnerit gjerman, 45 vjeçarit Tuchel dhe se afati i marrëveshjes është zgjatur deri më 30 qershor 2021.

Thomas Tuchel, i cili filloi detyrën e tij tek PSG në maj të vitit 2018 këtë sezon me ekipin e tij fitoi titullin e kampionit në ligë dhe Super Kupën e Francës.

Pavarësisht se këtë sezon PSG ka fituar kampionatin e vendit u eliminua në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe në finalen e Kupës së Francës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi