https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
PSG, Neymar mund të mos luajë ndaj Realit - Drita Tv

PSG, Neymar mund të mos luajë ndaj Realit

Tingujt e alarmit janë ndezur te Paris Saint Germain. Ylli i skuadrës transalpine, Neymar nuk mundi dot të përfundojë sfidën me Marsejën, për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë, gjatë një dueli me Bouna Sarr për zotërimin e topit, dhe u largua nga fusha e lojës me barrelë mes lotëve.

Sulmuesi brazilian u dërgua në spital për të parë gjendjen e tij dhe mësohet se dëmtimi nuk është aq i rëndë sa u mendua. Megjithatë, prania e tij në ndeshjen me Realin e Madridit pas 9 ditësh është në dyshim, ndërkohë që ai nuk do të jetë në sfidat e radhës në Ligue 1.

Trajneri Unai Emery u shpreh optimist në konferencën për shtyp, në lidhje me praninë e Neymar në përballjen me Realin e Madridit. “Duket sikur Neymar ka ndrydhje të kaviljes, por duhen pritur ekzaminimet mjekësore. Ai është i qetë dhe duhet të tregojmë durim me të”, tha Emery.

Paris Saint Germain e fitoi sfidën me Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3-0 dhe Emery i aktivizoi të tre sulmuesit kryesorë në këtë përballje. Mbappe, që u zëvendësua në minutën e 60 nga Di Maria, dhe Cavani ishin autorët e dy prej 3 golave të parizienëve. Goli tjetër ishte autogol i Rolandos së Marsejës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi