‘Pse më injoron’, 31-vjeçari në Cërrik plagos me thikë fqinjin e tij, arrestohet nga policia

ë plagosje me thikë është regjistruar gjatë natës së kaluar në Cërrik. Sipas burimeve zyrtare Blerim Shyti, 31-vjeç, pas një zënke për motive të dobëta ka goditur me thikë fqinjin e tij shtetasin B. Dh., 44 vjeç.

“Jo pse s’më flet! Jo pse me injoron?” Kanë qenë frazat e shkëmbyera mes fqinjëve që çuan në degradimin e debatit deri në përdorimin e thikës.

Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes

NJOFTIMI

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi