PS kërkon regjistrimin në KQZ të kandidatëve në 3 Bashki. Ja c’parashikon ligji për 3 bashkitë e tjera

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Shkodrës, Durrësit dhe Lushnjës.foto galeri

KQZ bënë me dije se dokumentet e kandidimit për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dorëzohen në KZAZ, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, dorëzohen në KQZ, pasi kanë më shumë se 1 ZAZ.

 

foto galeri

 

Kujtojmë se PS kandidon në Durrës me Emiriana Sakon, në Shkodër me Majlinda Angonin si dhe në Lushnjë me Eriselda Sefa.

Ligji zgjedhor saktëson se partitë depozitojnë kërkesat për regjistrim të kandidatëve në KQZ, kur në Bashkitë përkatëse ka më shumë se një KZAZ. Ndërkohë që për Bashkitë që ka vetëm një KZAZ, partitë depozitojnë kërkesat për regjistrim të kandidatëve pranë këtyre KZAZ-ve.foto galeri

Kështu, në frymën e ligjit, partitë politike, pjesë e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, do duhet që kërkesat për regjistrim të kandidatëve për Bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër, t’i depozitojnë pranë KZAZ-ve të ngritura në këto bashki.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi