Protestat në Gaza, izraelitët vrasin dy palestinezë tjerë

Forcat izraelite kanë vrarë sot një palestinez në afërsi të kufirit izraelit me Rripin e Gazës ndërkohë që një tjetër palestinez ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mara gjatë protestave të ditëve të kaluara.

Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria palestineze për Shëndetësi, zëdhënësi i së cilës, Ashraf al-Qidra, tha se në kompleksin spitalor Al-Shifa, është sjellë trupi i pajetë i një burri dhe se aktualisht po punohet në identifikimin e tij.

Al-Qidra shtoi se një palestinez 34 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra më herët gjatë protestave.

Bëhet fjalë për Shadi Hamdan al-Kashif, i cili ishte plagosur në kokë të premten e kaluar.

Vdekjet e fundit, kanë rritur në 20 numrin e palestinezëve të vrarë që nga shpërthimi i pakënaqësisë të premten e kaluar, e cila po manifestohet me protesta.

Mijëra palestinezë në kufirin e Gazës që nga e premtja mbajnë protestë paqësore dhe shënojnë Ditën e Tokës në përkujtim të 30 marsit të vitit 1976, kur Izraeli mori prej tyre mijëra hektarë tokë.

Në sulmet e ushtarëve izraelitë, nga e premtja u vranë 19 palestinezë ndërsa më shumë se 1.500 u plagosën.

Dita e Tokës festohet në Palestinë që nga viti 1976 dhe kjo në një mënyrë është simbol i rezistencës së palestinezëve për t’u kthyer përsëri në vendin e tyre.

Gjithashtu potencojnë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez, krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në atdhe.

– Ushtarët izraelitë plagosin 3 peshkatarë palestinezë në Gaza

Ushtarët izraelitë kanë plagosur 3 peshkatarë palestinezë të cilët kishin dalë për peshkim në ujërat e Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Palestinës në Gaza, Eshref El-Kudra në një deklaratë me shkrim tha se 3 peshkatarët palestinezë të cilët po peshkonin në ujërat e Gazës janë shënjestruar nga Forcat Detare të Izraelit dhe se si pasojë e kësaj peshkatarët janë plagosur.

Ndërkohë ushtria izraelite nuk dha deklarata lidhur me incidentin.

Marrëveshja e Oslos, të cilën Organizata Çlirimtare e Palestinës dhe Izraeli e kanë nënshkruar në vitin 1993, parashikon që palestinezëve t’u lejohet peshkimi deri në kufirin prej 20 miljeve nga brigjet e Detit Mesdhe. Por, administrata izraelite është duke e bllokuar këtë të drejtë të peshkatarëve palestinezë.

Sipas të dhënave të Sindikatës së Peshkatarëve në Gaza, jetesa e rreth 50 mijë personave në rajon sigurohet nga 4.000 peshkatarë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi