Protestat në Bregun Perëndimor, Kuds dhe Gaza, 124 të plagosur

Të paktën 124 persona janë plagosur si pasojë e ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë në ditën e pestë të protestave në Bregun Perëndimor, Kuds dhe në kufi të Gazës, kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, në incidentet që ndodhën dje në Bregun Perëndimor, Kuds dhe në kufi me Gazën, si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite janë plagosur 124 palestinezë.

Në deklaratë thuhet se në ndërhyrjet e forcave izraelite me plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe me gaz lotsjellës, 28 palestinezë janë plagosur në kufi të Gazës, kurse 96 të tjerë në rajone të ndryshme të Kudsit dhe Bregut Perëndimor.

Ndërhyrjet e forcave izraelite kanë shkaktuar plagosjen e qindra palestinezëve të cilët organizojnë protesta në vende të ndryshme duke filluar nga Kudsi Lindor, Bregu Perëndimor dhe kufiri i Gazës, protesta të cilat po organizohen për shkak të vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi