Protesta të dhunshme për ushqim në Kili

Protestuesit dhe policia u përleshën dje në periferi të kryeqytetin kilen Santiago mes tensioneve për mungesat e ushqimit gjatë izolimit të koronavirusit.

Mediat lokale tregonin policinë që përdorte gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shuar trazirat në rrugët e zonave të varfra periferike të El Bosque.

Presidenti Sebastián Piñera, premtoi në një fjalim televiziv pas protestave se do të siguronte ushqim për njerëzit në nevojë.

Kili ka raportuar më shumë se 46,000 raste me Covid-19 dhe 478 vdekje.

Një rritje e numrit të rasteve kohët e fundit bëri që autoritetet të nisin masa të ashpra izolimi prej fundjavës.

Grupe protestuesish shiheshin që qëllonin me gurë dhe ndiznin zjarre në disa zona të El Bosque.
Kryebashkiaku vendor Sadi Melo tha për mediat lokale se zona gjendet në një “situatë shumë komplekse” për arsye të “urisë dhe papunësisë”.

Zyrtarë të tjerë lokalë thanë se kishin shpërndarë 2,000 pako ndihmash por paralajmëronin se nuk do të mund të plotësonin kërkesat.

Presidenti Piñera u zotua më vonë se qeveria do të shpërndante 2.5 milionë pako ushqimore ndihme prej javës që vjen.

Pas njoftimit të presidentit guvernatori i rajonit të Santiago, Felipe Guevara, inkurajoi rezidentët të ndjekin rregullat e sigurisë shëndetësore dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“E kuptoj vështirësinë e mijëra kilenëve që kanë mungesë ushqimi,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi