13.5 C
Tirana

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Blindohet Gjykata e Tiranës, 42 të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë

Më datë:

Gjykata e Tiranës është blinduar ditën e sotme, pasi po zhvillon seancën me të arrestuarit gjatë protestës së dytë dhe të tretë në kryeqytet, kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Seanca ka nisur prej orës 09:30, ku pritet të njihen me masën e sigurisë 42 të arrestuar.

Fillimisht, para trupës gjykuese kanë dalë 8 protestues dhe më pas grupi tjetër.

Gjykata e Tiranës është blinduar me forca sigurie, jo vetëm ata që janë zakonisht në gjykatë, por ka punonjës shtesë në dyer, që nuk lejojnë askënd të futet brenda.

Emrat e të arrestuarve thirret me megafon për t’u futur brenda dhe për t’u njohur me veprat penale, ndërkohë që jashtë ambienteve të gjykatës ka edhe familjarë të të arrestuarve, që presin vendimin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...