3.5 C
Tirana

Protesta në Serbi, tridhjetë e shtatë të arrestuar

Më datë:

Njëvjetori i tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sad-it u përkujtua me përleshje masive mes studentëve dhe policisë serbe.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të përkujtuar të 16 të vdekurit si pasojë e rrezimit të strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në qytetin më të madh të Serbisë. Ata vendosën aty lule dhe qirinj.

Serbia është përballur që nga ajo kohë me protesta të njëpasnjëshme të udhëhequra nga studentët. Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent të punimeve për rikonstruksionin e godinës së stacionit hekurudhor. Pas hezitimit të qeverisë së presidentit Vuçiç për të dënuar fajtorët, thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Fillimisht Vuçiç i ka quajtur demonstruesit “puçistë të financuar nga jashtë”, por së fundmi ai kërkoi ndjesë publike për këto deklarata. Simbol i protestës të kësaj fundjave u bë Dijana Hrka, nëna e të riut Stefan Hrka, i cili vdiq në atë tragjedi. Ajo nisi një grevë urie para Parlamentit të Serbisë, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj dhe të tjerëve.

Qytetarët që ishin mbledhur për të mbështetur Dijana Hrkën tentuan të thyenin kordonin policor dhe për të hyrë me forcë në godinën e Asamblesë Kombëtare.

Policia serbe ndërhyri dhunshëm për të shpërndarë turmën, duke arrestuar 37 persona me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...