Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të opozitarit dhe kritikut më të ashpër të Putin, Alexei Navalny-t,
Protestuesit, të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta në lindje të Rusisë dhe Siberi, janë përplasur me policinë. Bëhet e ditur se më shumë se 200 prej tyre janë ndaluar nga policia.
Në Moksë protestuesve i është bashkuar dhe bashkëshortja e Navalny, Yulia e cila u kthye në Rusi ditën e diel së bashkë me të. Ajo ka thënë se në protestë ka dalë për vetën, për fëmijët e saj, për bashkëshortin, për vlerat dhe idetë që ndajmë. Sipas dëshmirë së një gazetarit të Ansa-s policia ka ndaluar me dhunë dhe një djalë 12 vjeç.
Pak ditë më parë, një gjykatë në Rusi la në burg për 30 ditë liderin e opozitës për shkelje të dënimit me kusht, në një seancë që injoroi të gjitha thirrjet e vendeve perëndimore për ta liruar atë menjëherë. Pasi arriti t’i shpëtonte helmimit, Navalny bëri thirrje për protesta masive.