Protesta e gazetarëve, Bledian Koka: Nuk pres asgjë të mirë nga deputetët që kanë votuar vjedhjen me koncesione

Gazetari i SyriTv, Bledian Koka, ka marrë pjesë në protestën e sotme të gazetarëve përballë Kuvendit, në pritje të miratimit të ligjeve të censurës nga mazhoranca.

Bledian Koka, duke folur për televizionin AbcNews, ka thënë se sot është koha për të folur, sepse nesër nuk do të ketë më kohë. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë më ashpër ndaj këtyre ligjeve censuruese, që e vendosin median online nën kontroll dhe presion.

“Nëse nuk flasim sot, nuk do të ketë një kohë tjetër për të folur. Këtë mesazh ja cojmë parlamentarëve, por edhe një pjesë të ndërkombëtarëve.
Ne nuk flasim dot për parlamentin që kemi përballë, sepse e dimë se cfarë parlamenti është. Është e pamundur të shpresojmë që nga ai parlament të dalë dicka e mirë. Këta njerëz që kanë miratuar vjedhjet e mëdha me koncesione, sot po votojnë kundër medias”, u shpreh Koka./TPZ.al/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi