Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Nasif Musain i akuzuar për vrasjen e vëllait të tij.
Musai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 06.03.2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve Nasif Musait dhe Aziz Musait, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie.
Gjatë këtij konflikti, i pandehuri Nasif Musai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës.