Prokurorët turq hapin hetimet për procesin zgjedhor në Stamboll

Prokurorët turq nisën 32 hetime me akuzat për parregullsi në zgjedhjet lokale të Stambollit dhe thirrën më shumë se 100 zyrtarë të qendrave të votimit, për t’i marrë në pyetje si të dyshuar.

Partia Popullore, që është partia kryesore e opozitës (CHP), në aleancë me partitë më të vogla, fitoi bashkitë e Stambollit dhe Ankarasë, duke i dhënë fund një çerek shekulli të kontrollit nga Partia AK e Presidentit Taip Erdogan dhe paraardhësit e tij islamik.

Erdogan ka bërë thirrje për anulimin e votimit në Stamboll dhe rimbajtjen e procesit zgjedhor atje, një perspektivë që ka mbajtur tregjet financiare turke në skenë që nga zgjedhjet e 31 marsit.

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ende nuk ka vendosur për kërkesën e AKP-së për rezultatin e zgjedhjeve të Stambollit, por ka urdhëruar zyrtarët e zonave zgjedhore në Stamboll të kryejnë inspektime ndaj zyrtarët të votimit.

Anadolu tha se hetimet u përqëndruan në rrethet e Maltepe, Kadikoy dhe Atasehir të Stambollit, të tre prej të cilave u fituan nga CHP. Të dyshuarit po merren në pyetje lidhur me akuzat për shkelje të ligjit zgjedhor dhe abuzimin e pozitës në numërimin e votave, tha agjencia e lajmeve.

Një pjesë e ankesave penale janë paraqitur nga AKP dhe aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), ndërsa të tjerë janë paraqitur nga bordet zgjedhore të rrethit, tha ajo. Prokuroria e Stambollit nuk pranoi të komentojë. Nënkryetari i AKP Ali Ihsan Yavuz tha se individët e paragjykuar u përzgjodhën si zyrtarë të kutive të votimit përpara zgjedhjeve, si pjesë e një orvatjeje të orkestruar.

“Ne shohim shumë qartë se ka pasur disa lëvizje dhe operacione të organizuara plotësisht për të mashtruar në kutitë e votimit, duke filluar nga dy vjet më parë”, tha ai, duke shtuar se ankesat kriminale do të ngrihen edhe kundër të tjerëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi