Procesi i rindërtimit pas tërmetit, Rama: Shqipëria nuk krahasohet as me Italinë, as me Turqinë

Më datë:

Kryeministri Edi Rama tha se janë ndërtuar rreth 12 mijë banesa dhe rreth 1000 mijë të tjera janë proces rindërtimi për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Ai tha se Shqipëria është një shembull krahasur me vendet e tjera për proceset rindërtimit që nuk krahasohet as me Italinë por as edhe me Turqinë që ka parametrat më të mira.

Edi Rama: Tani, unë mund të them këtë që janë afro 12 mijë midis banesave që janë ndërtuar dhe janë afro 1000 të tjera që janë në proces ndërtmi. Rindërtimi ynë është një shembull krahasur me vendet e tjera, me Italinë s’kemi ça krahasojmë fare se akoma janë nëpër rulota dhe nëpër makinat e kampingut për shkak se nuk ua kanë rindërtuar shtëpitë që nga tërmeti që ka rënë para 15 vjetësh, 20 vjetësh apo edhe 30 vjetësh, por edhe me parametrat e Turqisë që është një nga vendet që ka pasur probleme të mëdha me tërmetet dhe që ka pasur operacione reagimi, ne jemi vërtet për të mos na marrë mësysh në këtë aspekt. Kështu që janë afro 12 mijë familje që kanë sot shtëpia shumë të mira, shumë më të forta, shumë më të bukura se ato që kishin kur ra tërmeti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha takim me Gonzaton: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Berisha akuzon Ramën: Marrëdhënie të njëanshme me Vuçiçin, shqiptarët jashtë Brukselit

Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Vlorë: Arrestohet punonjësi i policisë, SPAK zbulon akuzat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin...

Presidenti amerikan paralajmëron Irani: Objektiva të reja nën shqyrtim nga ushtria

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndarë një përditësim...