Pritet shtrenjtim i karburanteve/ Shoqata: Rënia e valutës po mbron konsumatorët

Ulja e paralajmeruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.

Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit.

Dollari ka qënë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë.

Në javën e ardhshmë do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi të rritet.”

Aliaj thotë se vendi nuk ka mundësi për krijimin e rezervave për të mbrojtur konsumatorin nga spekulimet me çmimin e karburanteve.

Krijimi i sasive rezervë ka mbetur tashmë vetëm një nocion fizim, teksa në realitet ne operojmë duke përmbushur nevojat ditore të konsumatorëve. Duhet thënë që nevojat kanë qënë të larta, dhe importuesit kushtëzohen nga çmimi në momentin kur ata dalin në treg.”

Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që prej momentit të shkrirjes së Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

Për këtë situatë, Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se tregu është nën monitorim duke mos përjashtuar mundësinë e vënies nën hetim të këtyre subjekteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi