Prishtinës i’u shtohen edhe tri drejtori të reja nga pazaret politike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sjellë vendim që të ndryshojë strukturën e kabinetit të tij qeveritar, ndaj ka rritur numrin e drejtorive komunale me tri të tilla.

Njësoj pati vepruar edhe në mandatin e parë, të cilin, sapo e mori, e rriti edhe me dy drejtori më shumë.

Kur Ahmeti e mori mandatin për herë të parë në Prishtinë, Komuna përbëhej prej 11 drejtorive, sa i kishte pasur që prej shumë vjetësh. Por tani Komuna e Prishtinës ka 16 drejtori, pra është rritur për pesë sosh, gjatë dy mandateve të Ahmetit.

E kjo rritje, sipas opozitës dhe shoqërisë civile, është bërë kryekëput për të përmbushur aspirata politike, të cilat e dëmtojnë rëndë buxhetin e institucionit. Ndërkohë që drejtues të Komunës së Prishtinës kanë heshtur përballë insistimeve të “Kohës Ditore” që të marrë përgjigje në lidhje me atë se çfarë ka synuar të bëjë qeveria Ahmeti përmes rritjes së numrit të drejtorive.

Prej tri ditësh gazeta nuk ka arritur të marrë përgjigje për nevojën e rritjes së numrit të drejtorive as nga kryetari Ahmeti e as nga Zyra për informim e Komunës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi