Prishtinasve pritet t’i shtohet edhe një taksë

 

 

Me miratimin e Ligjit për kryeqytetin, Komunës së Prishtinës i jepet e drejta që ta zbatojë edhe një taksë të re për banorët e vet.

Kështu ka vendosur Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Këtë e ka konfirmuar për Kohën Ditore kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasani, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo taksë është përfshirë së fundmi në dokumentin e Projektligjit për kryeqytetin, por shumëçka rreth saj është lënë të definohet me akte nënligjore, nga ana e vetë Komunës.

Hasani ka sqaruar për gazetën se ata nuk e përcaktojnë se si do të zbatohet apo çfarë do të përfshijë taksa e gjelbër.

Projektligji për kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën është paralajmëruar se do të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme, të cilat do të përfundojnë deri më 16 mars, dhe pastaj do të dërgohet për shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës për miratim përfundimtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi