Prindërit e huaj lirohen nga pagesa për mësimin plotësues të gjermanishtes

Në rastet kur autoritetet e shkollës i udhëzojnë nxënësit me prejardhje të huaj të vijojnë kurse plotësuese të gjuhës gjermane, ato duhet t`i marrin përsipër edhe shpenzimet dhe të mos i ngarkojnë me to prindërit e nxënësve në fjalë.

Një vendim të tillë e ka marrë Gjykata Federale e Zvicrës, duke e hedhur poshtë kështu një rregullim që ishte në fuqi në kuadrin e Ligjit mbi Shkollën Publike në Kantonin Thurgau.

Këtë vendim, gjykata në fjalë e ka mbështetur në parimin se ndjekja e mësimit në shkollën fillore është pa pagesë sipas kushtetutës, transmeton albinfo.ch. Dhe, kjo e drejtë përfshin në vete edhe barazinë e shanseve me rastin e shkollimit, argumenton gjykata.

Fakti se nxënësit mund të detyrohen të ndjekin mësimin plotësues të gjuhës (gjermane) nuk është i kontestueshëm, thuhet më tutje në vendimin e Gjykatës Federale./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi