Princ Harry dhe Meghan Markle kanë një kërkesë të veçantë pas lindjes së vajzës

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë një kërkesë të veçantë për ata që duan të bëjnë dhurata për vajzën e tyre të porsalindur.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it zbuluan lajmin se kanë mirëpritur Lilibet Diana ditën e djeshme, dhe me këtë rast kanë kërkuar nga ata që kanë marrë në konsideratë dhurata për vogëlushen, të dhurojnë para për organizatat e bamirësisë.

“Për ata që pyesin për dërgimin e dhuratave, ne do të kërkojmë që të mbështesni për të mësuar më shumë rreth këtyre organizatave që punojnë për gra dhe vajza: Girls Inc, Harvest Home, CAMFED dhe Myna Mahila Fondacioni “, thuhet në mesazhin e tyre.

Harry dhe Meghan më parë dhuruan personalisht 130.000 dollarë për fondacionin CAMFED për arsimin e vajzave afrikane.

Historia e dashurisë së princit Harry dhe Meghan Markle në një film – PORTALB

Ata zgjodhën gjithashtu të dhurojnë para për të festuar ditëlindjet e tyre vitin e kaluar.

Duke konfirmuar ardhjen në jetë të vajzës, çifti tha: “Lili ishte lindur të Premten, 4 Qershor në 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në Santa Barbara Cottage Hospital.

Të dy nëna dhe fëmija janë të shëndetshëm dhe mirë, dhe tashmë janë në shtëpi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi